
Ngirtjen e flamurit në objektet e komunave të veriut, zëdhënësi i PDK-së Faton Abdullahu e ka quajtur taktizim të kryeministrit Kurti, transmeton Gazeta10.
Veprimet e fundit të kryeministrit në veri, sipas tij do të ja pamundëosjnë Kosovës anëtarësimin në BE, NATO e do të ndikojnë edhe në procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.
“Ne i themi thirri mendjes. Mos. Nuk shkon kështu. Me këtë çfarë po bëhet a mundet Kosova me hy në NATO, në BE apo me i marrë vizat.”, tha Abdullahu në Prime Time në Kanal10.
Abdullahu tha se qeverisë po i mungon një pasqyrim më gjithpërfshirës për ngjarjet që po ndodhin në komunat me shumicë serbe.
“Kurti po taktizon. Për të nuk është e rëndësishme strategjia që për një kohë të caktuar të fitoj Kosova, por bën taktizime. Kësaj qeverie e z.Kurtit, i mungon një dron politik për ta parë gjendjen nga lartë dhe gjithpërfshirëse se si zhvillohen ngjarjet. Nuk i intereson. Kthehet në taktizime.”, u shpreh tutje ai./Gazeta10