
Shkodran Nikqi – Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, në një lidhje të drejtpërdrejtë në Info10, ka zbuluar detaje pas përfundimit të seancës gjyqësore për rastin e sulmit ndaj të moshuarës në Pejë.
Nikqi ka thënë se ka prova të mjaftueshme që të dyshuarave t’i caktohet masa e paraburgimit, por që ende janë në një pritje të vendimit, transmeton Gazeta10.
“Sapo kemi dalë nga seanca e procedurës paraprake, me c’rast Prokurorja e Shtetit gjatë seancës ka elaboruar kërkesën ku është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit tri të pandehurave. Jemi në pritje të vendimit nga gjyqtari i procedurës paraprake, i cili ka thënë se do të marrë vendim pas përfundimit të seancës”, ka thënë ai./Gazeta10