Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Zëdhënësja e Speciales: S’kemi mandat për t’u marrë me të gjitha krimet e ndodhura gjatë luftës në Kosovë, disa janë gjykuar e disa presin vendime

Gazeta10
10 June 2026 - 16:56

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, përmes një videoadresimi të publikuar në faqen e gjykatës në “X” ka folur për juridiksionin që mbulon Gjykata Speciale.

Griep ka thënë se Dhomat e Specializuara me bazë në Hagë s’kanë mandat ekskluziv për të trajtuar secilin krim të ndodhur përgjatë luftës së fundit në Kosovë, duke shtuar se disa prej krimeve janë gjykuar nga Tribunali Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavi dhe disa të tjera nga gjykata të tjera.

Ajo ka shtuar se Gjykatës i është dhënë mandat specifik nga shteti i Kosovës dhe BE’ja.

“Për çdo akuzë që është konfirmuar, gjykata do të sigurohet për gjykim të paanshëm, fer dhe të pavarur, ku të akuzuarit do të kenë të drejtat e tyre, dëshmitarët mbrohen dhe viktimat thonë fjalën e tyre”, ka thënë Griep.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.