Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zeka: Fal Kurtit, qytetarët më shumë e kuptojnë fjalën “Zajednicë” sesa Asociacion

Gazeta10
14 December 2022 - 18:18

Në  emisioin “Info10”, komentatori politik Milaim Zeka ka komentuar tensionet e krijuara në  veri dhe takimin e djeshëm të kryeministrit Albin Kurti me emisarin e BE-së , Lajçak dhe emisarin e ShBA-ve Gabriel Escobar, raporton Gazeta10.

Zeka ka thënë se krerët e shtetit duhet të tregojnë që porosia që u ka ardhur dje atyre ishte formimi i Asociacionit që qytetarërt më shumë e njohin si “Zajednica” për shkak të Kurtit.

“Ftoj krerët e shtetit me na tregu, sepse si qytetarë kemi nevojë të dim se çfarë bisedojë Lajçaku e Escobari për dy orë më Kurtin, çfarë  porosish i kanë  sjellë atij. Dhe përse  krerët e shtetit nuk prononcohen para qytetarë vetë të  jau thonë të vërteten që kusht i domosdoshëm për ecjen përpara të  Kosovës është  pranimi i formimit të Asociacionit të  Komunave Serbe që Albin Kurti e ka futur si terminologji në  gjuhë n shqipe, që më mirë e kuptojnë qytetarët e Kosovës, fjalën “Zajadnicë” se sa fjalën bashkësi e komunave, krejt kjo me mëritën e Kurtit që  dikur e ndizte parlamentin e gjuante institucionet e shtetit me molotov dhe që  ishte penguesi kryesor i liberalizimit të  vizave dhe ecjes përpara e shumë  proceseve politike”, ka deklaruar Zeka.

Tutje Zeka ka thënë se Kurti e ka penguar edhe ardhjen e gazit amerikan në  Kosovë  por edhe shumë  procese të  tjera që  i kanë  sjellë dëm Kosovë s në  diplomaci./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.