Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zekaj: Reagimet e Qeverisë për Thaçin e të tjerët, do ta vështirësonin pozicionin e tyre

Gazeta10
04 April 2023 - 23:53

Mosdeklarimet e institucioneve të Kosovës ndaj procesit gjyqësor të ish-drejtuesve të UÇK-së që nisi dje nga Dhomat e Specializuara sipas Ylli Zekajt do ta vështërsonin pozicionin e të akuzuarve në Hagë.

“Konsiderojë që institucionet sa më shumë të japin deklarata dhe të përzihet, vetëm do ta vështirësojë pozicionin e Thaçit dhe të tjerëve”, tha Zekaj në Prime Time në Kanal10.

Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) u shpreh optimist se Prokuroria Speciale s’do të mund të provojë asnjë prej krimeve të pretenduara ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Ai në Prime Time tha se as pas 12 vjetëve që nga publikimi i raportit të Dick Martyt, Prokuroria Speciale s’ka mundur të paraqes prova të mirëfillta të mbledhura për vite me radhë, por i përdori ato që dikur u akuzuan Fatmir Limaj e Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta10.

“Për të parën herë në aspektin juridik janë kualifikuar në Gjykatën e Hagës për krime në ish-Jugosllavi. Dhe tani e kemi në Dhomat e Specializuar. Kjo është me qëllim për ta ulur filtrin e përgjegjësisë komanduese të të akuzuarve. Prokuroria s’po mund ta lidhë përgjegjësinë individiale të Thaçit dhe të tjerëve me veprime konkrete në përmbushjen e elementeve të veprave penale. Thaçit dhe të tjerëve Prokuroria po tenton t’ia mvesh të gjitha krimet e pretenduara, të gjitha vrasjet e krimet e paligjshme. Nuk besoj që do të mund të provojë Prokuroria një gjë të tillë për shkak të pamundësisë që të ketë një kontroll efektiv Thaçi dhe të tjerët në UÇK-së.”, deklaroi Zekaj në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.