Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zelensky përgjigjet pasi Trump i reagoi duke i thënë Amerika s’do të durojë gjatë

Gazeta10
03 March 2025 - 21:24

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se është shumë e rëndësishme që vendi i tij të krijojë diplomaci “përmbajtësore” për t’i dhënë fund kësaj lufte.

Deklarata vjen pasi Zelensky ka marrë sërish kritika nga presidenti amerikan Donald Trump i cili ka sugjeruar se durimit të tij ndaj Zelenskyt është duke i ardhur fundi, teksa e ka kritikuar rezistencën e presidentit ukrainas ndaj idesë për armëpushim të shpejtë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, pa pasur garanci konkrete të sigurisë, siç ka kërkuar ai nga SHBA-ja.

Në një postim në X, Zelensky thotë se hapa të tjerë drejt paqes do të “vijnë së shpejti” dhe se “ukrainasit duan më shumë paqen sepse lufta shkatërron qytetet dhe qytezat tona. Ne humbasim njerëzit tanë”.

Ai shton: “Ne duhet të ndalojmë luftën dhe të garantojmë sigurinë. Ne po punojmë së bashku me Amerikën dhe partnerët tanë evropianë dhe shpresojmë shumë për mbështetjen e SHBA në rrugën drejt paqes.

“Paqja është e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur”, ka deklaruar ai, raporton BBC.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.