
Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, të premten do të udhëtojë për në Washington për një takim kokë më kokë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, raporton “Sky News”.
Takimi kokë më kokë është propozuar nga pala amerikane.
Njoftimi vjen pak pasi u raportua se Ukraina dhe SHBA-ja kanë arritur marrëveshje për mineralet.
Në një konferencë për media më vonë, Trumpi konfirmoi vizitën e Zelenskyt të premten dhe u shpreh se do ta nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet.