Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Zemaj: Informata për planin për atentat, na erdhi në 24 orët e fundit

Gazeta10
18 January 2023 - 23:46

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur për planin për atentat i bërë publik mbrëmjen e sotme ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Sipas tij, në listë kanë qenë Abdixhiku, Avdullah Hoti, Arben Gashi dhe vetë Zemaj.

“Kështu na është konfirmuar edhe neve, këto janë informacionet që i kemi deri më tani. Për të tjerat, është Policia e Kosovës dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë që janë në kontakt me kryetarin e LDK-së”. “Gjithçka ka qenë në koordinim me PK-në. Në 24 orët e fundit ka dalë kjo informatë, dhe është bërë publike tani”, tha Zemaj në Prime Time në Kanal10.

Ai tha se nuk dëshiron të lëshohet në detaje tjera për këtë rast, duke thënë se me ato merren organet e drejtësisë. Sipas tij, motivet për këtë rast janë politike. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.