Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zemaj: Të hetohen shkeljet ligjore ndaj atyre me dy detyra deputet dhe ministër

Gazeta10
13 August 2026 - 15:30

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, kërkoi nga Prokuroria që të gjejë shkeljet ligjore dhe keqpërdorimin e buxhetit nga deputetët, të cilët po ushtrojnë detyrën edhe të ministrave në detyrë.

Zemaj tha se duhet marrë masa ndaj individëve që mbajnë këto dy pozita.

“Ne e kemi një kallëzim penal, ai është aktiv, nuk kemi marrë ndonjë përgjigje se çka ka pasur tutje, kjo është e përsëritshme. Është edhe vendimi i Gjykatës Supreme që e ndalon ushtrimin e dy detyrave: deputet dhe ministër. Ne nuk kemi përgjigje tjetër. Prokuroria duhet ta bëjë punën e vet dhe hetuesia ta shohë se ku janë shkeljet ligjore, ku është keqpërdorimi i buxhetit dhe të marrë masa ndaj individëve që ndajnë këto dy pozita”, tha Zemaj.
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka ftuar në takim grupin parlamentar nga ora 14:00 për të diskutuar rreth ngërçit politik.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.