Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbante armë pa leje: Vihet në pranga 21-vjeçari në Elbasan

Gazeta10
13 August 2026 - 15:25

Një 21-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pistoletë, në afërsi të parkut “Aqif Pasha”.

Policia e Elbasanit finalizoi operacionin e koduar “Indicia”, i zhvilluar në kuadër të kontrolleve për identifikimin dhe ndalimin e personave që mund të përbëjnë rrezik për përfshirje në ngjarje kriminale, shkruan abcnews.al.

Gjatë kontrollit të çantës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, së bashku me krehrin dhe disa fishekë.

21-vjeçari dyshohet se e posedonte armën pa leje dhe tashmë do të përballet me procedurat ligjore përkatëse.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.