Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zëvendësministri Rexhepi tregon në detaje kah do t’i bie rruga Tetovë- Prizren

Gazeta10
12 January 2024 - 18:47

Kosova dhe Maqedonia e Veriut sot kanë nënshkruar projektin për bashkëfinancim e projektit për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren.

Dokumenti është nënshkruar nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe nga Maqedonia e Veriut zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjes, Bekim Rexhepi.

Zëvendësministri Rexhepi përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se është nënshkruar marrëveshje e re për zgjerimin e rrjetit rrugor të rrugës Tetovë-Prizren.

“Kisha nderin që së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, Liburn Aliu, të nënshkruajmë Marrëveshjen për Bashkëfinancim për projektimin dhe ndërtimin e tunelit në drejtimin e ri rrugor Tetovë-Prizren.”

Tutje Rexhepi dha detaje edhe për trasenë e kësaj rruge.

“Traseja e rrugës së re fillon në Tetovë, përmes Kodrës së Diellit, Brodecit dhe përfundon në vendbnimin Veshallë në anën e Maqedonisë së Veriut dhe lidhja me Kosovën do të bëhet përmes ndërtimit të një tuneli 6.4 km të gjatë, për të cilin në fakt sot po e nënshkruajmë këtë marrëveshje.” /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.