Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zëvendësministri tregon se kur do të fillojë të zbatohet Ligji i ri i pagave

Gazeta10
01 February 2023 - 12:00

Ligji i Ri për Pagat në Sektorin Publik do të fillojë së zbatuari nga data 6 shkurt. Kështu bëri me dije zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.

Ligji do të fillojë së zbatuari nga data 6 shkurt”, tha Dobra në konferencën e përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024.

Ligji për Pagat në Sektorin Publik është hedhur në votim dhe miratuar nga deputetët pa e ditur vlerën e koeficientit, e madje edhe është dekretuar si i tillë nga Presidentja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.