Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zëvendësministri turk bën homazhe tek varrezat e Jasharëve, pritet në kullë nga baca Rifat

Gazeta10
12 February 2024 - 22:36

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Munir Karaloglu ka bërë homazhe në Prekaz, ku nderoi të rënët e familjes Jashari.

Pas homazheve zëvendësministri turk është pritur në kullën e Jasharëve nga Rifat Jashari.

Bashkë me ta ishte edhe ministri Xhelal Sveçla.

“Kushtetuesja dorë e zgjatur e opozitës”, Kryetarja: Pala humbëse gjithmonë ka kritika, koha do të dëshmojë profesionalizmin e gjykatës

“Kisha nderin të shoqëroj sot për homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz Zëvëndësministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë, Munir Karaloglu. Me këtë rast, për vizitë në kullën e Jasharajve na mirëpriti edhe Baca Rifat Jashari. Nderimi dhe përulja që i bëhet sakrificës së familjes Jashari është nderim për të gjithë ne dhe të rënët për lirinë që e gëzojmë. Falënderoj Zëvëndësministrin Karaloglu për vizitën në Republikën e Kosovës e veçanërisht për vizitën në Prekaz. Në frymën e bashkëpunimit mes shteteve tona realizojmë aspiratat e përbashkëta për zhvillim të mëtejmë”, thuhet në postimin e tij./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.