Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zëvendësohen deputetët e Listës Serbe në Kuvend, betohen me ligjet e Kosovës

Gazeta10
17 November 2022 - 11:01

Deputetët e Listës Serbë të cilët dhanë dorëheqje ditë më parë nga mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës, janë zëvendësuar me deputetë të tjerë të kësaj partie.

Më poshtë ua sjellim emrat e deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe dhe emrat e zëvendësuar:

Slavko Simiq zëvendësohet me Milan Kostiq nga Lista Serbe

Igor Simiq zëvendësohet me Zoran Maksimoviq nga Lista Serbe

Miljana Nikoliq zëvendësohet me Olivera Zdravkoviq nga Lista Serbe

Zoran Mojsiloviq zëvendësohet me Milan Joksimoviq nga Lista Serbe

Verica Çeraniq zëvendësohet me Ksenija Bozoviq nga Lista Serbe

Branislav Nikoliq zëvendësohet me Rados Mihajloviq nga Lista Serbe

Milosh Pervoviq zëvendësohet me Nenad Radenkoviq nga Lista Serbe

Ljubinko Karadzhiq zëvendësohet me Svetislav Jokiq nga Lista Serbe

Jasmina Dediq zëvendësohet me Biljana Maksiq nga Lista Serbe

Dragana Antonijeviq zëvendësohet me Cvetko Veljkoviq nga GI SPO

Më 5 nëntor 2022, Lista Serbe njoftoi për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës, ndërkaq me 7 nëntor edhe zyrtarisht dorëzuan mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Largimi i tyre erdhi pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës. /Gazeta10

Foto: Telegrafi

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.