
Nga nesër barnatarëve në Komunën e Prishtinës, do të i’u zgjatet orari i punës për 1 orë më shumë.
Gazetarja e Kanal10 raporton se Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar rregulloren e vitit 2010 ku orari i barnatarëve do të jetë nga 07:00 deri ne 22:00.
Ndërkaq, sipas rregullores se vitit 2023 orari ka qenë nga ora 07:00 deri më 21:00 dhe me pesë barnatore kujdestare.
Ky anulimi i plotësim-ndryshimit te rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në Komunën e Prishtinës, 01 nr. 110-1203, dt.16.6.2010 te dt 05.09.2023; erdhi për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve të cilët kanë shprehur shqetësimin për numrin e vogël të barnatoreve kujdestare dhe orarin e shkurtër.
Pro këtij vendimi votuan pro 78 asamblesitë, një abstenim dhe asnjë votë kundër. /GAZETA10/