Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zgjedhjet afatmesme në SHBA, kush fitoi dhe kush humbi (FOTO)

Gazeta10
09 November 2022 - 14:14

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbajtur dje zgjedhjet afatmesme ku republikanët kanë shënuar rezultate më të mira dhe janë në përparësi jo edhe të thellë në përfaqësim në Dhomën e Përfaqësuesve por jo edhe në Senat.

Në bazë të rezultateve tashmë republikanët janë në përparësi për ta marrë Dhomën e Përfaqësuesve, ajo që mbetet të diskutohet është vetëm dallimi në numra.

Dhoma e Përfaqësuesve në sistemin politik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është me rëndësi për agjendën legjislative.

Të dhënat tjera janë këto;

Në Florida është rizgjedhur republikani Ron DeSantis ku ishte në garë me demokratin Andreë Gillum, “teoria kritike e racës” ishte tema e nxehtë e tyre.

Një zhvillim tjetër në kuadër të zgjedhjeve  presidenti amerikan, Donald Trump, i cili përmes një fjalimi në shtëpinë e tij ka paralajmëruar De Santis kundër ofertës presidenciale të vitit 2024.

Disa nga demokratët performuan dobët në këto zgjedhje, kështu Beto O’Rorke në Teksas dhe Stecey Abram në Gjeorgji kanë humbur garën.

Situata e votave deri më tani në zgjedhjet afatmesme në SHBA duket kështu, Senati: 48 me 47 për demokratët, Dhoma e Përfaqësuesve 173 me 199 për republikanët. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.