Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zgjedhjet në veri, afati për aplikim për certifikim të partive përfundon më 2 dhjetor

Gazeta10
29 November 2022 - 16:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot ka njoftuar subjektet politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje ka filluar më 26 nëntor dhe do të përfundojë më 2 dhjetor 2022.

Kërkesat për certifikim, siç ka bërë të ditur KQZ, duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

“Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për certifikim të subjekteve politike janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/certifikimi-i-subjekteve-politike/ “, ka bërë të ditur KQZ./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.