Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zgjedhjet në veri, Konjufca: Nuk besoj se do të shtyhen, vendimin e merr Qeveria

Gazeta10
08 December 2022 - 16:20

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke komentuar mundësinë e shtyerjes së zgjedhjeve në veri, ka thënë se nuk beson se do të shtyhen, raporton Gazeta10.

Konjufca ka thënë se kjo gjë do të varet edhe nga vlerësimi i institucioneve të sigurisë dhe se në fund është Qeveria ajo që e merr vendimin.

“Nuk besoj që do të shtyhen. Kjo varet natyrisht prej vlerësimit të institucioneve tona të sigurisë. Dhe në fund Qeveria është ajo që e merr vendimin”, ka thënë Konjufca për RTK-në pas hapjes së Kongresit Botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara në Prishtinë.

Kujtojmë se së fundi dy komunat në veriun e Kosovës Zubin Potoku dhe Mitrovica e Veriut, janë përballur me shpërthime sistematike me bomba.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës po pregatitet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat veriore pasi Lista Serbe dhe kryetarët e komunave ishin tërhequr nga institucionet e Kosovës.

Ambasada Amerikane në Kosovë ka thënë se nuk ka kushte aktualisht për mbajtjen e zgjedhjeve teksa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë sot se për mbajtjen apo jo të zgjdhjeve do të vendoset në dy-tri ditë. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.