Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Zgjedhjet në veri, shefi i EULEX flet me shefen e operacioneve të NATO-s për bashkëpunim

Gazeta10
28 March 2023 - 17:02

Kreu i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, është takuar me shefen e Operacioneve Aktuale të NATO-s, Ariella Viehe.

Temë e takimit mes tyre ishte situata e sigurisë në Kosovë para zgjedhjeve të prillit në veri të vendit.

“Një diskutim i shkëlqyeshëm me shefen e Operacioneve Aktuale të NATO-s, Ariella Viehe, për situatën e sigurisë në Kosovë pas krizës së vitit të kaluar dhe në hijen e zgjedhjeve komunale në 4 komunat veriore”.

Wigemark tha se gjithashtu kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin e ngushtë mes EULEX-it dhe KFOR-it.

Zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen më 23 prill 2023. Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje. Megjithatë, shtetet e QUINT-it kanë mbështetur zgjedhjet, duke thënë se shprehin keqardhje që kjo parti ka refuzuar të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.