Lajme

Zgjerimi i rrugës nga ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës, MI nënshkruan edhe një kontratë për punë shtesë me negocim

Gazeta10
31 Tetor 2024 - 14:13

Ministria e Infrastrukturës ka dhënë një tender tjetër për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës.

Ky tender, në vlerë prej 173 mijë e 140 euro, është dhënë për punë shtesë që kanë dalë në këtë rrugë dhe përmes procedurës së negociuar.

Punët shtesë do t’i kryejë konsorciumi i njëjtë që e ka fituar tendering 1.7 milionë euro për zgjerimin e kësaj rruge, “K.N.P.SH. PAPENBURG & ADRIANI COMPANY SH.P.K”.

Sipas njoftimit për nënshkrim të kontratës të publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik, afati kohor për të përfunduar këto punë shtesë është 110 ditë.

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.