Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zgjidhja Kosovë-Serbi, Bërnabiq flet për modelin e dy Gjermanive

Gazeta10
11 January 2023 - 11:30

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, duke folur për një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë ka përmendur modelin e dy Gjermanive, raporton Gazeta10.

Kështu, Bërnabiq ka thënë se në raportet ndërkombëtare po zbatohen standarte të dyfishta teksa ka përmendur Qipron dhe Kosovën.

“Ministria e Jashtme gjermane tha se zgjidhja e dy Gjermanive nuk është një opsion për Qipron, por zgjidhja e vetme është përmes OKB-së dhe respektimit të rezolutës përkatëse të OKB-së. Pra, dy shtete nuk janë opsion për Qipron, dhe kur ata flasin për Serbinë, ndoshta është opsioni i vetëm dhe jo opsion respektimi i rezolutave të OKB-së. Por ky është realiteti dhe ne duhet të punojmë brenda këtyre kornizave, për ta ruajtur Serbinë dhe presidenti Vuçiç po punon për këtë”, tha kryeministri për TV Pink, transmeton Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.