Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zhegrova i jashtëzakonshëm, futet në fund dhe realizon dy gola

Gazeta10
02 April 2023 - 15:07

Edon Zhegrova ka vazhduar me formën e mirë në kampionatin francez, Ligue 1.

Sulmuesi kosovar ka qenë në bankën rezervë në sfidën Lille – Lorient, derisa inkuadrimi i tij erdhi në minutën e 82-të, pranë rezultatit baras 1-1.

Ishte minuta e 89-të e ndeshjes, kur reprezentuesi kosovar u asistua nga Gomes dhe realizoi për epërsinë e Lille 2-1.

E dy minuta më vonë, më saktësisht në 90+1, prishtinasi gjeti golin e dytë personal në këtë duel pas asistimit nga Bayo.

Me dy golat e sotëm, Zhegrova shkon në kuotën e tre golave dhe katër asistimeve në elitën e futbollit kosovar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.