
Në konferencen e fundit për media Alen Giresse tha që është bërë shum e vështirë të ofrohen ardhje të reja. Nuk është e lehtë, ka kaq shumë lojtarë që po na mbyllin dyert”. tha mes tjerash Giresse.
Një kundërpërgjigje për gjithë ata që po refuzojnë Kosovën erdhi nga Edon Zhegrova i cili në një Insta Story shkruajti:
“Vetëm nëse e do dhe e ndjen këtë shtet mund të luani. Unë jam 1000 herë më i mirë, madje nuk mund të krahasohem. Gjithë këta lojtarë nuk e pranojnë Kosovën, mua m’u deshën vetëm 10 sekonda për të pranuar vendin tim, sepse zemra ime rreh këtu, kështu që nëse nuk e doni këtë vend, nuk jeni pjesë e tij. Kjo është për të gjithë ata që mendojnë se janë dikushi”
Të fundit të cilët e refuzuan Kosovën ishin dyshja Medon Berisha që luan me Lecce dhe Adrion Pajaziti i cili luan me Fulham.
