
Komentatorja politike, Fatime Hajdari në emisionin “Politiko” ka komentuar Raportin e Progresit.
Sipas saj ky raport është zhgënjyes por që nuk mundet të ndryshohet, raporton Gazeta10.
“Pak më shqetësuese është relativizimi i Banjskës përshkak se aty ka ndodhur një agresion i shtetit serb ndaj Kosovës dhe nuk ka qenë një grup individësh siç ceket në raport, relativizimi i situatave të tilla inkurajon shtetin tjetër prap ta përsëritë një gjë të tillë, kjo është shqetësuese kjo nuk guxon ti ndodh Bashkimit Evropian megjithatë ky është raporti që e kemi marrë, ne mundemi ta diskujtojmë sa është e drejtë apo jo, por nuk mundemi ta ndryshojmë”, tha ajo në Kanal10./Gazeta10