Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Zhvillime të reja, në Zveçan shihen protestues prapa barrikadave (VIDEO)

Gazeta10
13 Dhjetor 2022 - 12:42

Në Zveçan tashmë ka një numër të protestuesve prapa barrikadave, raporton Gazeta10.

Në videon e siguruar nga Kanal10, në Rudar të Zveçanit shihen barrikadat si dhe një numër i protestuesve prapa tyre.

Kujtojmë se ka disa ditë që në veri janë vendosur barrikadat nga serbët lokal atje dhe nuk janë duke u larguar edhe pasi Kosova ka shtyrë zgjedhjet lokale në komunat veriore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe institucionet e tjera perëndimore kanë kërkuar heqjen e barrikadave si dhe uljen e tensioneve.

Ekipi i Kanal10 po qëndron në veri duke ju sjellur informacionet më të fundit.

Këtu keni videon:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.