
Ish kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, duke komentuar zhvillimet e fundit ka thënë se kryeministri Kurti s’mund të bëjë marrëveshje përfundimtare pa njohje nga Serbia sepse do të përballet me popullin, raporton Gazeta10.
Tahiri ka thënë se Kurti lëshoi pe lidhur me marrëveshjen për targat dhe afati do të duhej të ishte 10 muaj sikur të dëgjoheshin amerikanët.
Më tej, ajo ka thënë se prapë marrëveshja nuk është bërë publike.
Tahiri ka thënë se Kurti nuk mund të lëshojë pe në marrëveshje finale meqë populli do të përballet me të dhe se ai di t’i mbrojë interesat e vendit.
Këtu keni statusin e plotë:
“Marreveshja per targa u arrite, Kurti leshoi pe, tash nuk dihet edhe sa kohe do te qarkullojne targat ilegale ne veri te vendit, meqe nuk ka afat marreveshja. Sikur te degjoheshin amerikanet afati do te ishte 10 muaj. Prap nuk u be publike marreveshja, nuk i dijme edhe cfare kompromise tjera ka bere Kurti si ne te kaluaren. Por nje gje e dijme, Kurti as Qeveria e tij nuk guxon te beje marreveshje pa njohje reciproke me Serbine. Nese leshon pe perballe do ta gjej popullin e Kosoves, te cilin e njoh mire sepse eshte popull shembullor qe dine te mbroj interesat kombetare!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10