
Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e drejtoreshës për Finanxa dhe Buxhet.
Hyseni, përmes një postimi në facebook është shprehur se i kam ndjekur me vëmendje të gjitha akuzat e bëra publike dhe që organet e rendit janë të njoftuara dhe po trajtojnë këtë çështje.
“Siç është bërë tashmë e ditur, sot kam pranuar dorëheqjen e drejtoreshës për Financa dhe Buxhet.
Jam i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura dhe i kam ndjekur me vëmendje të gjitha akuzat e bëra publike. Meqenëse organet e rendit janë të njoftuara dhe po trajtojnë këtë çështje, presim që e vërteta të përcaktohet përmes proceseve ligjore dhe vendimeve përkatëse”, ka thënë Hysëni.
Ndërsa ka shtuar se sepse beson te faktet dhe te e vërteta të cilën dhe që siguron qytetarët se institucioni ka funksionuar dhe do të vazhdojë të funksionojë me transparencë dhe profesionalizëm.