Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zhvillimet në veri, Haxhiu thotë se qytetarët serbë po kërcënohen nga Beogradi

Gazeta10
09 November 2022 - 12:19

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qytetarët serbë në veriun e Mitrovicës janë duke u kërcënuar nga Beogradi, raporton Gazeta10.

Haxhiu ka thënë se Qeveria është në anën e qytetarëve serbë dhe se vazhdimisht janë duke bërë thirrje për të mos bojkotuar punën.

“Nuk është në rregull me thanë që po i leni qytetarët serbë në mëshirë të fatit. Ne po themi që ne jemi në anën e qytetarëve serbë,  Qeveria e Republikës së Kosovës në vazhdimësi i ka bërë thirrje zyrtarëve që të mos bojkotojnë punën e tyre dhe që mos dorëzojnë mandatet e tyre mirëpo duhet me pasë parasysh që ata po kërcënohen nga Beogradi”, ka thënë Haxhiu.

Tutje, Haxhiu ka thënë se Qeveria është e vetëdijshme për kërcënimet që ata po i marrin dhe se kjo është adresuar edhe me ndërkombëtarët.

“Ne jemi të vetëdijshëm për kërcënimet që i bëhen qytetarëve serbë nga Beogradi dhe këtë e kemi adresuar edhe me aleatët”, ka thënë më tej Haxhiu.

Kujtojmë se serbët në veriun e Kosovës janë tërhequr nga institucionet e Kosovës pas supsendimit të komandatit të policisë rajonale të veriut nga Qeveria e Kosovës, Nenad Gjurqi. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.