Duhet Lexuar

Zhvillimet në veri, Tahiri: Për më shumë se një dekadë kemi punu për vendojsen e rendit dhe ligjit atje

Gazeta10
10 Nëntor 2022 - 11:06

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se për më shumë se një dekadë është punuar për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri, raporton Gazeta10.

Ai këtë e ka thënë në kuadër të fjalës së tij për zhvillimet e fundit në vend.

“Kemi punuar për më shumë se një dekadë për vendosjen sundimit dhe rendit dhe ligjit në veriun e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Tutje, ai ka përmendur pikat kufijtare që janë djegur nga strukturat e Serbisë si dhe ka thënë se ka pasur një angazhim për vendosjen e Policisë së Kosovës në atë pjesë për ta ruajtur stabilitetin.

 “Pas vitit 2008 pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje janë djeg nga strukturat pararele ileagle të Serbisë që kanë funksionu në atë pjesë të vendit tonë. Për më shumë se një dekadë kemi pasur një angazhim të përbashkët për vendosjen e Policisë së Republikës së Kosovës për të oftru një ambient më të qetë”, ka thënë Tahiri. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.