Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zielinski transferohet në Arabi Saudite

Gazeta10
09 August 2023 - 16:10

Kampioni i Italisë, Napoli, ka pranuar marrëveshjen e ekipit nga Arabia Saudite, Al-Ahli, për shitjen e mesfushorit Piotr Zielinski, shkruan “Calciomercato” të mërkurën. Bëhet e ditur se Zielinski do të prezantohet tek Al-Ahli pasi t’i kryejë kontrollimet mjekësore dhe do të jetë gati për edicionin e ri në Arabinë Saudite që nis këtë vikend.

Napoli do të përfitojë 30 milionë euro nga shitja e mesfushorit polak, i cili do të firmosë kontratë trevjeçare me Al-Ahlin dhe do të ketë pagë vjetore prej 15 milionë eurosh. Edicionin e shkuar Zielinski ndihmoi Napolin ta fitonte titullin e kampionit të Italisë duke kontribuar me 3 gola e 9 asistime në 37 paraqitje kampionale.

29-vjeçari prej vitit 2019 ishte pjesë e Napolit, ndërsa në Itali ka luajtur edhe për Udinesen e Empolin. Ai tek ekipi saudit do të jetë bashkëlojtar me portierin Edouard Mendy, si dhe Riyad Mahrezin e Roberto Firminon.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.