Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zjarr në një banesë në Gjilan, humb jetën 50-vjeçari

Gazeta10
08 July 2023 - 12:08

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë si shkak i djegies së një banese në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Drejtoria rajonale e Policisë , stacioni policor në Gjilan, sot me 08.07.2023 në ora 08:45 nga qendra emergjente 112 është pranuar një informatë se nga një banesë afër tregut të gjelbert kati i katër është duke dal tym.Jane angazhuar njësitet patrulluese.Njësitet e zjarrfiksëve me urgjencë kanë dalë në vendë të ngajrjes.Jane evakuar të gjithë banorët e banesave për rreth për qështje sigurie.Hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit. Nga hetimet e para njoftohet se në banesë eshte gjetur nje person pa shenja jete i gjinisë mashkullore rreth 50 vjeç. 

Më urdhër të Prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dergohet në IML.Hetuesit rajonal janë duke i hetuar rrethanat e këti rasti të rëndë që na ka tronditë të gjithëve” tha Hashani për “Gazeta Blic”

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.