
Ka ndodhur një zjarr në oborrin e QKUK-së rreth orës 15:45. Policia ka konfirmuar se nuk raportohet për persona të lënduar nga zjarri i madh si pasojë e djegies së një barake, raporton Gazeta10.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, tha zëdhënësi i policisë rajonale të Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 15:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha Borovci.
Pamjet në Facebook i ka publikuar qytetari Bujar Gashi./Gazeta10.