
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala është raportuar se zjarrëfikësit po kanë vështirësi në operimin e punëve të tyre përshkak të kushteve të punës.
Njëri nga zjarrëfiksat tregon edhe pikat kritike me të cilat kalojnë ata, raporton Gazeta10.
“Dy pikat më kritike që ne i kemi janë numri i të punësuarëve dhe vjetërsia e automjeteve, brigada sipas strukturës organizative së paku duhet ti ketë 16 automjete e sipër, ne i kemi 25 automjete por vetëm 5 prej tyre e plotojnë kriterin e vjetërsisë”, tha ai.
Kryetari i Sindikatës së zjarrëfiksave, Muharrem Beka ka thënë se rritja e pagave të zjarrëfikësëve nuk është 200 euro siç ju është treguar mediave.
“Paga bazë edhe një rritje mirëpo tek paga e zjarrëfiksëve mungon një rrezikshmëri që e kemi pas ma herët 30 eurot e shërbyesëve civil, prandaj rritja nuk është 200 euro siç është reklamuar nëpër media, mirëpo përgjigja që ka qenë nga institucionet është që rrezikshmëria do të kompensohet, por nuk ka transparencë, dhe nuk mund ta dimë se kur do të bëhet”, tha ai./Gazeta10