Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zjarri në kazermën e FSK-së në Istog, Ministria e Mbrojtjes jep detaje

Gazeta10
26 January 2023 - 18:51

Një zjarr i madh kishte shpërthyer sot në kazermën e FSK-së në Istog.

Ministria e Mbrojtjes në një komunikatë për media, ka bërë të ditur se shkaku dhe pasojat e zjarrit po hetohen.

“Tani zjarri është shuar tërësisht dhe ekipet e specializuara të FSK-së janë duke punuar për sanimin e gjendjes dhe eliminimin e dëmeve tjera kolaterale.Shkaku dhe pasojat e zjarrit janë duke u hetuar nga autoritetet përgjegjëse për menaxhimin e sigurisë së FSK-së, por dyshohet të kenë qenë si pasojë e instalimit të vjetëruar të energjisë elektrike.”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas tyre, zjarri është lokalizuar me kohë.

“Në lidhje me zjarrin e sotëm që ka kapluar njërin nga objektet në Kazermën e FSK-së në Istog, ju njoftojmë se menjëherë në vendngjarje kanë intervenuar pjesëtarët e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë dhe personeli përkatës i Komandës së Forcave Tokësore, të cilët të mbështetur nga Njësia e Zjarrfikësve të Istogut, Klinës, Pejës dhe Skenderajt kanë arritur të lokalizojnë zjarrin duke e kufizuar vetëm brenda perimetrit të këtij objekti montazh, kësisoj duke mënjanuar mundësinë e përhapjes në objektet e tjera përreth.”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.