Një zjarr i madh e ka përfshirë Objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë sot në orët e para të mëngjesit.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin e madh që përfshiu mëngjesin e sotëm Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Sipas policisë, nga zjarri janë përfshirë dy zyre brenda objektit.
Foto: REL
Flora Ahmeti ka thënë se zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.
Foto: REL
“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo. /Gazeta10/