
Pronari i kompanisë ELKOS Group, Ramiz Kelmendi ka dhënë detaje për zjarrin e madh që përfshiu Qendrën e Depozitimit dhe Tregtimit apo Depon e Importit dhe Elkos Center.
Ai ka njoftuar se në kohën kur ka filluar zjarri në depo, nuk ka pasur asnjë punonjës të kompanisë së tij, pasi ata fillojnë punën në orën 09:00.
Kelmendi ka sqaruar se punëtorët e asfiksuar, fatmirësisht janë liruar në shtëpi dhe do t’i qëndrojnë afër sipas nevojës.
Sipas tij, janë rreth 35 milionë euro me çmime të kostos/malli ka qenë me strukturë jo-ushqimore. Kurse, numri i të punësuarve në këtë objekt ka qenë rreth 250.
Ai gjithashtu ka njoftuar se objekti i shkatërruar nga flakët ka sipërfaqen rreth 67 mijë metra katror.
“Ju siguroj se ‘Elkos Group’ ka një stabilitet të qëndrueshëm financiar dhe nuk ka hapësirë që asnjë nga furnitorët (prodhuesit vendor) të ndjehet i rrezikuar që obligimet e tyre do vonohen në pagesa. Punëtorët që janë të prekur nga ky zjarr, (departamentet përkatëse), do të sistemohen menjëherë, deri në ndërtimin e objektit të ri. Asnjë obligim ndaj institucioneve bankare nuk do të prolongohet nga ana jonë!/Gazeta10