Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zjarri te IML-ja, Shkodra: Ka vetëm dëme materiale, çdo gjë është nën kontroll

Gazeta10
21 November 2023 - 9:35

Zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin në objektin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ka konfirmuar Abdusamed Shkodra zv.komandat i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.

Ai ka bërë të ditur se çdo gjë është nën kontroll, dhe se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 07:56 minuta Brigada e Zjarrfikësve ka pranuar  lajmin se objekti i Mjekësisë Ligjore është i përfshirë nga zjarri. Për një kohë të shkurt është bërë lokalizimi i zjarrit, ekipet endet janë duke vazhduar në përfundim të zjarrit”.

“Rrezik nuk ka çdo gjë është nën kontroll të lënduar nuk ka, është përfshirë një zyre ka vetëm dëme material”, ka thënë Shkodra për EO.

Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së martës ku janë djegur dy zyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.