
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se zjarrëvnia e automjetit me targat RKS është vepër penale, raporton Gazeta10.
Abbott ka thënë se kjo është një mnëyrë e gabuar e shprehjes së pakënaqësisë.
Më tej, ai ka thënë se politika e Qeverisë së Kosovës është legjitime.
Këtu keni postimin e plotë:
“Zjarrvënia ndaj pronës së individëve që kanë regjistruar automjetet e tyre në targa RKS është vepër penale dhe mënyrë e gabuar për të shfaqur pakënaqësi ndaj politikës legjitime të qeverisë”, ka shkruar Abbot në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10.