Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

ZKM tregon se çka u diskutua në takimin Lajçak – Kurti

Gazeta10
15 Shtator 2022 - 17:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, sot pritën në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. 
 

Në njoftimin për media, bëhet e ditur se është biseduar për vazhdimin e procesit të bisedimeve në Bruksel dhe për përgatitjet e takimeve të radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. 

 
“Gjatë takimit u potencua vullneti dhe gatishmëria që tashmë e ka treguar Republika e Kosovës, për t’u angazhuar në një dialog parimor e të balancuar, nga i cili përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve. Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftim./Gazeta10 

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.