Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zv.sekretari i NATO-s bisedon me Lajçakun: Kërkojmë përparim të mëtejshëm në dialog

Gazeta10
01 March 2023 - 17:18

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mirce Geoana, ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Geoana thotë se mirëpresin hapat e mëtejshëm të Prishtinës dhe Beogradit në rrugën e noramlizimit dhe se kërkojnë përparim të mëtejshëm.

Tutje, ai thotë se NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Pata një telefonatë të mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Ne mirëpresim hapat e mëtejshëm të Beogradit dhe Prishtinës në rrugën e normalizimit dhe kërkojmë përparim të mëtejshëm. NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë KFOR-in”, ka shkruar Geoana në Twitter. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.