Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zvicër: Përleshje mes disa persona, lëndohen një kosovar dhe një australian – një serb në pranga

Gazeta10
21 Korrik 2024 - 15:12

Një përleshje mes disa personave raportohet të ketë ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Zvicër, konkretisht në Gosgen në kantonin e Solothurnit.

Si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar nga ngjarja, njëri nga ta rëndë.

Siç njofton policia viktimat janë një 35 vjeçar nga Kosova dhe një 48 vjeçar australi.

Lidhur me rastin në pranga ka përfunduar një 35 vjeçar nga Serbia.

Pas trajtimit fillestar, dy të lënduarit janë dërguar në spital.

Policia dhe prokuroria publike kanë nisur hetimet dhe janë në kërkim të dëshmitarëve që mund të jenë në dijeni dhe bashkëpunojnë lidhur me rastin

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.