Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zvicra publikon listën, tre futbollistë Shqiptarë udhëtojnë në Serbi

Gazeta10
16 March 2023 - 12:53

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e marsit, në dy ndeshjet që zhvillohen në kuadër të ciklit kualifikues për Euro 2024.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri do të jenë pjesë e “Helvetikëve” për dy ndeshjet e marsit, e që njëra nga to do të luhet në Serbi.

Zvicra më 25 mars do të luajë kundër Bjellorusisë në Novi Sad të Serbisë.

Bjellorusia është nikoqire në Novi Sad, pasi nuk lejohet të organizojë ndeshjet në territorin e saj për shkak të përfshirjes në pushtimin rus të Ukrainës.

Përkundër grumbullimit, Shaqiri është në dyshim për ndeshjen kundër Bjellorusisë për shkak të një lëdimi të pësuar së fundmi.

Xhaka e Shaqiri në dy ndeshjet e fundit të luajtura kundër Serbisë kishin qenë pre e fyerjeve raciste nga tifozët serbë.

Por, në dy përballjet e fundit kundër Serbisë, Xhaka e Shaqiri kishin pasur paraqitje mjaft të mirë dhe në të dyja rastet e kishin eleminuar shtetin në fjalë nga Kampionati Botëror.

Përveç Bjellorusisë, Zvicra në këtë muaj do të luaj edhe me Izraelin, ndeshje kjo që luhet më 28 mars.

Në të njëjtin grup me Zvicrën bën pjesë edhe Kombëtarja e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.