
Zvicra ka shkurtuar listën për Kampionatin Evropian, duke larguar katër lojtarë nga kampi, dy prej tyre shqiptarë.
Kjo listë është shkurtuar pasi Helvetikët shënuan fitore ndaj Estonis të martën mbrëma.
Albian Hajdari, Uran Bislimi janë lojtarët shqiptarë që janë larguar nga kampi ku po përgatitet Zvicra.
Ndërsa janë larguar edhe Filip Ugrinic, Kevin Mbabu.
Megjithëse, trajneri i Helvetikëve, Murat Yakin i ka paralajmëruar që ta mbajnë veten në formë, pasi mund të thirren në rast se i duhen gjatë kampionatit.
Yakin ka kohë që ta publikojë listën përfundimtare deri të premten.