Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zvicrës i lëndohet portieri, mungon ndaj Kosovës

Gazeta10
17 November 2023 - 15:23

Portieri i Borussia Dortmundit, Gregor Kobel do t’i mungoj Përfaqësueses së Zvicrës në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për “Euro 2024”.

Federata zvicerane ka bërë të ditur se Kobel nuk do të jetë në përbërje për ndeshjet me Kosovën dhe Rumaninë për shkak të një problemi me muskulin e këmbës.

Megjithatë, Kobel do të mbetet me ekipin deri të dielën, përpara se ti bashkohet skuadrës së Dortmundit. Kobel është portieri i dytë i Zvicrës, pasi i pari mbetet Yann Sommeri i Interit.

Në vend të Kobelit, selektori Murat Yakin ka ftuar Anthony Racioppin, i cili është pjesë e skuadrës së Young Boysit. Kështu që, Racioppi do të përfshihet në listën e Zvicrës për duelet me Kosovën dhe Rumaninë, që i takojnë Grupit I kualifikues.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.