Lajme

Zyra e BE-së në Kosovë: Autorët të mbajnë përgjegjësi për Masakrën e Reçakut

Gazeta10
15 Janar 2024 - 13:21

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, ka thënë se drejtësia për këtë krim duhet të vendoset dhe autorët të mbajnë përgjegjësi.

“Në përvjetorin e masakrës së Reçakut, ne iu bashkuam familjeve dhe popullit të Kosovës në përkujtimin e viktimave, jeta e të cilëve u ndërpre 25 vjet më parë”, shkroi Zyra e Bashkimit Evropian në platformën X.
“Drejtësia për këtë krim të tmerrshëm duhet të vendoset dhe autorët të mbajnë përgjegjësi”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.