
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka publikuar një mesazh lidhur me gjendjen demografike dhe ushtarake të Rusisë, duke pretenduar se Moska po përballet me mungesë të fuqisë punëtore dhe po mbështetet gjithnjë e më shumë te rekrutët e huaj për të vazhduar luftën në Ukrainë.
Sipas postimit, perceptimi se Rusia ka fuqi punëtore të pakufizuar nuk përputhet me realitetin, pasi popullsia mashkullore në moshë pune është zvogëluar si pasojë e lindshmërisë së ulët, vdekshmërisë së lartë, emigracionit masiv dhe humbjeve të mëdha në luftës.
Zyra e BE-së pretendon se Rusia ka pësuar mbi 1.3 milion humbje në fushën e betejës që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.
Po ashtu, sipas postimit, për të kompensuar mungesën e personelit, Rusia ka rekrutuar rreth 27 mijë shtetas të huaj nga 130 vende të ndryshme, ndërsa thuhet se shumë prej tyre janë detyruar ose mashtruar për t’iu bashkuar luftës.
“Ndonëse rekrutët e huaj mund t’i blejnë kohë Kremlinit, tashmë është e qartë se Rusisë po i mbarojnë burrat si për luftën ashtu edhe për ekonominë”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.