Gazeta10

Zyrapi vazhdon dëshminë javën e ardhshme, dëshmitari i sotëm me masa mbrojtëse

Ish-shefi i Shtabit të Pergjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi, do ta vazhdojë dëshminë e tij javën e ardhshme, konfirmuan për Reporteri.net nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Dëshmitari i dytë i sotëm ka masa mbrojtëse, kështu që shumica e dëshmive do të jenë private. Dëshmia e Bislim Zyrapit do të rifillojë javën e ardhshme”, tha zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett.

Ish-shefi i Shtabit të Pergjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi e ka dhënë dje dëshminë e tij në Hagë, ku paradite është marrë në pyetje nga prokuroria e më pas ka filluar pyetjet Luka Misetic, avokat mbrojtës i ish-Presidentit, Hashim Thaçi.

Në pyetjet e avokatit Misetic, Zyrapi, si një figurë e njohur dhe me ndikim në luftë konfirmoi se nuk ka pasur asnjë marrëveshje brenda Shtabit për një politikë që do të përndiqte bashkëpunëtorët apo shkeljen e të drejtave të njeriut.

Zyrapi madje konfirmoi se në verën e vitit 1998, ajo çfarë ka parë ai ishte se UCKL-ja nuk ishte një organizatë e centralizuar por ishte e paorganizuar. Ai pohoi poashtu se po në verën e 98 Shtabi kishte probleme për t’u mbledhur dhe vepruar në mënyrë të unifikuar./Gazeta10

NË FOKUS

MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
mjek
Ndërron jetë kirurgu i njohur kosovar
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 63 vjeçare
Saranda-Bogujevci-dhe-Albulena-Haxhiu
Bogujevci ia ndalë mikrofonin Haxhiut, ajo e lëshon sallën e Kuvendit: Ndaljani fjalën
image-26-600x360
Dalin pamjet e arrestimit të katër serbëve që ofenduan dhe sulmuan policinë në Veri
meritoni
“Ishim në të njëjtën makinë”, Milaim Zeka jep informacione për gjendjen e Meriton Mjekiqit
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj