Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Zyrtare: Capital T lajmëron datën e “Time Capsule” në Prishtinë

Gazeta10
12 Qershor 2023 - 10:26

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, në vitin 2019 ka mbajtur një nga koncert më të mëdha në karrierë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, shkruan Gazeta10.

Bëhet fjalë për koncertin recital “Time Capsule”, për të cilin ka raportuar prej kohësh se një i tillë do të mbahet edhe në Prishtinë.

E duket se pritjes i erdhi fundi pasi ka zbuluar një detaj se kur pritet të mbahet ky event.

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, Trim Ademi (emri i vërtetë) zbulon se ky projekt do të organizohet po në këtë  verë.

“Po vjen në shtëpi dhe zyrtarisht Time Capsule II me datën 11 gusht”, ka thënë ai.

Të shumta kanë qenë reagimet që ka marrë në pjesën për komente nga miqtë e fansat, të cilët mezi po presin për këtë projekt gjigant të artistit.

Ky projekt  i cili do të mbahet në stadiumin e Fadil Vokrrit do të shënojë një tjetër sukses të jashtëzakonshëm të Capital T-së./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.