
Klubi basketbollistik Trepça të enjten ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
Trajneri turk, Engin Gencoglu nga sot do të jetë sheg i shtabit teknik të ‘Xehtarëve’.
Pas dorëheqjes së Alek Joncevskit, Trepça angazhoi si trajner të përkohshëm Ilir Selmanin, ndërsa vetëm dy ditë më pas ata emëruan trajner Gencoglun.
Njoftimin për emërimin e Gencoglut, klubi mitrovicas e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Engin Gencoglu, i bashkohet shtabit teknik te klubit. Engin Gencoglu se bashku me Ilir Slemanin pritet te sjellin vlere te shtuar ne ekip dhe ta udheheqin ekipin drejt objektivave”, thuhet në njoftimin e klubit.
Trepça po kalon në krizë të rezultateve dhe dorëheqja e Joncevskit erdhi pikërisht pas humbjes së thellë në shtëpi kundër Prishtinës.
‘Xehtarët’ këtë sezon në Prince Caffe Superligën e Kosovës renditen në pozitën e katërt në tabelë, ku pas 18 ndeshjeve kanë nëntë fitore e nëntë humbje.