Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Liga e Kampionëve prezanton topin për ndeshjet eliminatore (FOTO)

Gazeta10
09 February 2023 - 17:05

Liga e Kampionëve edhe zyrtarisht i rikthehet aksionit javën e ardhshme.14 shkurti sinjalizon rikthimin e garës më prestigjioze evropiane, me dy ndeshje tejet interesante që zhvillohen atë natë në kuadër të fazës eliminatore.

Kampioni italian, AC Milan dhe skuadra angleze Tottenham do të përballen në stadiumin “San Siro”, kurse po në të njëjtën ditë do të kemi duel gjigantësh mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.

Dy ndeshje të tjera do të zhvillohen të nesërmen, respektivisht më 15 shkurt, ku Benfica është mysafire e Club Brugge ndërsa Borussia Dortmundi e pret në shtëpi Chelsean.

Ndërkaq, Liga e Kampionëve tani ka prezantuar edhe topin me të cilin do të zhvillohen ndeshjet eliminatore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.